Stafi-Italoptik
November 26, 2021 2023-01-16 15:49Stafi-Italoptik
Stafi ItalOptik
Stafi ynë optik është krenar që sigurohet që të gjithë pacientët tanë të jenë plotësisht të kënaqur me blerjen e syzeve dhe lenteve të kontaktit. Ne ofrojmë kujdes të personalizuar për të gjithë pacientët tanë. Stafi ynë me përvojë është shumë i trajnuar në teknologjinë më të fundit në dispozicion. Për shkak se ka kaq shumë marka të ndryshme lentesh dhe syzesh optike dhe dielli në dispozicion, mund të jetë konfuze për një pacient të dijë se cilat të zgjedhë. Stafi ynë shqyrton të gjitha opsionet tuaja në detaje, në mënyrë që të ndiheni të sigurt me blerjen tuaj. Ne ofrojmë vetëm shërbim të cilësisë së lartë, së bashku me okulistët tanë profesionistë, të cilët ju ndihmojnë në diagnozën e saktë.
Në optikën tonë punon vetëm staf i kualifikuar, i cili ka qasje individuale ndaj çdo pacienti.
Z. Andrea Lula
Z. Andrea Lula i lindur më 5 Shtator 1950 është themeluesi i ItalOptik. Një inxhinier elektrik tepër i suksesshëm në Uzinën e Rregullimit të Aparaturave Elektro-Mjekësore, me një shpirt vizionar dhe ambicje për të përqafuar inovacionin. Z.Lula është pioneri i revolucionit industrial të syzeve optike. Ka dhënë dhe vazhdon të japi me përkushtim një kontribut të çmuar në suksesin e klinikës, me qëllim ruajtjen dhe rritjen e vazhdueshme të cilesisë dhe standarteve për të plotësuar nevojat e pacientëve.
Znj. Romina Lula
Një pjesë e rëndesishme e çelësit të suksesit të ItalOptik ka qënë trashëgimia familjare e kësaj klinike. Znj. Lula, vajza e themeluesit të ItalOptik ka dhënë dhe vazhdon të japi një kontribut shumë të madh në vizionin dhe risitë në treg të teknologjive të fundit të syzeve optike. Ajo ka kryer studimet e larta në Angli dhe Kanada “ Biologji Molekulare dhe Gjenetike” të cilën e ka përfunduar në vitin 2005. Eshtë diplomuar në Itali në Fakultetin e Optometrisë. Pas diplomimeve në shtetet përkatëse, vendos të kthehet në Shqiperi ku ka ushtruar profesionin e saj si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës për 10 vite. Znj. Romina mban pozicionin e Menaxheres së Pergjithshme në klinikë, dhe mer pjesë në trajnime dhe konferenca kombëtarë dhe ndërkombëtare për të zhvilluar sa më shumë teknologjitë dhe produktet në një linje sa më të lartë.
Dr. Spartak Themeli
Dr. Spartak Themeli lindur më 13 Nëntor 1949, është mjeku më i besuar i ItalOptik, pjesë e familjes tonë të madhe që nga viti 1994 deri më sot në dyqanin e Selvisë. I diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1973, pasioni për kujdesin mjekësore të syrit bëri që të specializohej në fushën e okulistikës në vitin 1975. Eksperiencën e parë profesionale si mjek okulist e ushtrojë në rrethin e Mirditës, duke u transferuar më pas në Spitalin Nr.1 në Tiranë ku punojë 4 vite në Departamentin e Okulistikës.
Dr. Spartak Themeli është një okulist profesionist që kënaqet me kujdesin për pacientët e të gjitha moshave dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit dhe rekomandimin dhe menaxhimin e problemeve të vështira të lenteve të kontaktit.
Dr. Renis Qamo
Dr. Renis Qamo eshte rezident okulistik ne filialin tone tek Selvia. Perkushtimi dhe investimi akademik ishin shtyllat kryesore që e pajisën me dy liçenca për ushtrimin e profesionit të mjekut. Diplomuar në Mjekësinë e Përgjithshme pranë Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë “Grigor .T.Popa” Rumani. Ushtrimi i profesionit në Qëndrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” si rezident okulist integroi njohuri të reja të aftësive të tij kryesisht në Refraksion dhe Kirurgji, si dhe diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit.
Dr. Uliana Isufi
Dr. Uliana Isufi e lindur më 12 gusht 1949 në Tiranë, është një ndër mjekët më të besuara të stafit tonë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë më 1972, specializohet në fushën e okulistikës në vitin 1974. Rezultatet e shkëlqyera në vitet akademike ndikuan në punësimin e menjëhershëm si mjeke okuliste në spitalin e Fierit. Në vitin 1992 ushtrojë prej 3 vitesh pozicionin e drejtoreshës së Okulistikës në Fier. Që nga viti 1995 deri më sot punon me përkushtimin maksimal në dyqanin tonë në Fier.
Dr. Uliana nuk arrin të shpreh me fjalë sadisfaksionin e madh duke parë pamjen në fytyrat e pacientëve kur vlerësojnë se sa më mirë ndihen pas zgjidhjes së një problemi në sy dhe sa më mirë mund të shohin me syzet e tyre të reja.
Dr. Felis Gjyrdedi
Dr. Felisia Gjyrdedi është rezidente okulistike në filialin tonë në Teg. E diplomuar me titullin master shkencor në Mjekësinë e Përgjithshme dhe e specializuar në okulistikë. Ajo ushtron profesionin e saj në disa klinika me zë në vëndin tonë, dhe shërben me profesionalizmin maksimal në klinikën tonë. Kënaqesia e saj është të ndihmojë pacientët të kenë jo vetëm vizionin më të qarte, por edhe më të rehatshëm me të cilin mund të ndjekin punët dhe aktivitetet e tyre të përditshme.
Dr. Ada Mardeda
Dr. Ada Mardeda është rezidente okulistike në filialin tonë tek Stadiumi Arena. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe specializuar në Optometri ajo kontribuon çdo ditë me profesionalizëm për të ndihmuar pacientët të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe kujdesin më të mirë të mundshëm.